Spitali Amerikan

Prishtina

Rreth Spitali Amerikan

Spitali Amerikan në Kosovë, është pjesë e grupit të Spitalit Amerikan SHA, i cili zotërohet nga fondi i investimeve Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II), një fond I themeluar në Mars 2006 si rezultat i financimit të përbashkët prej 200 milionë dollarësh të investitoreve institucionale nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Agjencisë së investimeve të qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation) si edhe të EBRD (Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim).

Fondi SEEF II (sot me një kapital 320 milionë dollarë) menaxhohet nga SEAF 9Small Enterprise Assistance Funds), një grup i menaxhimit të investimeve që ofron kapital rritjeje dhe asistencë biznesi për shumë partnerë në gjithë botën dhe kryesisht në, Europe Qëndrore e Lindore, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Fondi SEEF II I menaxhuar nga SEAF synon kryesisht investimet në shëndetësi, telekomunikacion, media dhe shërbime financiare duke u fokusuar në zhvillim të biznesit, rritje, ristrukturim si edhe privatizim dhe zotëron investime në Europen Juglindore, kryesisht në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Turqi, Maqedoni, Kroaci.

Spitali Amerikan në Kosovë është themeluar në vitin 2012. Ky spital ofron shërbim gjithëpërfshirës në një mjedis ku inovacioni dhe edukimi i vazhdueshëm janë pjesë përbërese e kujdesit duke synuar të jete lider i padiskutueshem në ofrimin e shërbimeve nga me imediatet deri në ato me inovative e komplekse. Spitali Amerikan në Kosovë ka si vision të tij të garantojë përsosmëri dhe lidership i nxitur nga vlerat e tij kryesore që përfshijnë shërbimin, partneritetin, kujdesin dhe integritetin.

Sot në Spitalin Amerikan në Prishtinë ofrohen të gjitha shërbimet diagnostike dhe ndërhyrjet kirurgjikale duke ofruar në këtë mënyrë një shërbim komplet për qytetarët e Kosovës.

Shërbimet të cilat ofrohen janë:

Alergologji
Anesteziologji
Check Up
Endokrinologji
Gastrohepatologji
Gjinekologji dhe Obstetrikë
Hematologji
Infektiv
Kardiokirurgji
Kardiologji
Kirurgji e Përgjithshme
Kirurgji Plastike
Kirurgji Vaskulare
Nefrologji
Neonatologji dhe Pediatri
Neurologji
Neurokirurgji
Oftalmologji
Onkologji
ORL
Ortopedi
Pulmologji
Radiologji (X-RAY)
Imazheri e avancuar (CT MRI)
Reanimacion dhe Kujdesi Intenziv
Reumatologji
Urgjencë 24 Orë
Urologji

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Spitali Amerikan

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Telefoni
038 221 661 038 221**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina