Asgjë nuk ka mbetur e rastësishme në këtë Hotel me të vërtetë të shkëlqyer luksoz. Mobilje të krijuara me dorë, në mënyrë mbretërore, dizajni mermerit, llambadarë kristal venecian dhe përsosmëri e epërsisë dhe valencës.
Tregimi
I vendosur në zemër të kryeqytetit mes qendrës financiare, teatrit, shëtitores Nëna Terezë, vetëm disa hapa larg Zyrave të Qeverisë dhe Komisionit Europian, Swiss Diamond Hotel Prishtina, ka një kombinim unik dhe të mrekullueshëm të stilit imperial me atë modern. Pas fasadës elegante, ju ofron një botë luksi mbretëror. Swiss Diamond Hotel Prishtina, ofron ambiente si: Restaurant, lounge bar, Sushi Bar, 2 terraca luksoze (terraca në shërbimin tuaj gjatë gjithë vitit), 6 salla konferencash me telekonferencë, të madhësive të ndryshme dhe kapaciteteve duke filluar nga 6 deri në 400 persona, qendra për relaks, Wellness & Spa dhe qendrën e estetikës. Swiss Diamond Hotel Prishtina është i shpërblyer ndërkombëtarisht me “5 Stars” nga Akademia Amerikane e Shkencave të Mikpritjes për ambientin e tij luksoz dhe shërbimet e personalizuara që ofron.
Arkitektura
Swiss Diamond Hotel ju ofron nivelin e hijeshisë dhe sofistikimit të kërkuar. Hoteli shtë hoteli më luksoz në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Dedikimi
Galeria e hotelit, e dekoruar në stilin mbretëror, me kolonat më të mira mermeri italiane, kolona të stilit sicilian, llambadarët kristal, krijojnë një mjedis të rafinuar dhe mikpritës.
Ne jemi pjesë e Mabetex Group
Mabetex Group u themelua në vitin 1991 nga Z. Behgjet Pacolli dhe një grup inxhinierësh me një përvojë të gjerë në fushën e planifikimit dhe shitjes së ndërtimeve civile dhe industriale. Sot Mabetex është një kompani globale e cila në pak vite është bërë një nga kompanitë më të rëndësishëm në botë me filialet në 18 vende. Kompania ka selinë në Lugano, Zvicër dhe ka të punësuar rreth 14 mijë punëtorë.
Punë të postuara nga Swiss Diamond Hotel Prishtina
Nuk ka punë të disponueshme.