Temaj Qeramikë

Prizren

Rreth Temaj Qeramikë

Që nga fillimi i veprimtarisë së saj e deri më sot, mision i kompanisë Temaj mbetet shërbimi i klientëve me materialet më novative dhe të kualitetit më të lartë në sektorin e ndërtimtarisë. Ky mision i kompanisë është arritur falë punës dhe përkushtimit të madh të të gjithë stafit të kompanisë, të cilët për afërsisht dy dekada punë të palodhshme, kanë arritur të ndërtojnë besushmëri të lartë dhe bashkëpunim të shëndoshë me të gjithë klientët e kompanisë.
2002
Kompania Temaj është themeluar në vitin 2002 nga vëllezërit Temaj, me aktivitet kryesor ofrimin e shërbimeve ndërtimore.

Fillimisht si biznes i vogël familjar, dhe me numër të vogël të punëtorëve, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimtarisë, duke kaluar në tregti, përkatësisht furnizim me pakicë dhe shumicë me materiale të qeramikës dhe sanitari, si dhe materiale të tjera të ndërtimtarisë.

2011
Historiku i investimeve dhe zhvillimit të kompanisë fillon në vitin 2011, kur kompania vendos të investoj në Depon e Materialit Ndërtimor.

Ndërsa në vitin pasues 2012, investimet rriten edhe më shumë kur kompanisë i shtohen edhe Punëtoria për Përpunimin e Mermerit dhe Granitit, dhe Hapja e Njësisë për Tregti me Qeramikë dhe Sanitari.

Pas kërkesave gjithnjë e më të mëdha të tregut, në vitin 2013 kompania vendos të investojë në Fabrikën për dyer dhe dritare nga PVC, ndërsa në vitin 2014, bashkë-investon në Fabrikën e Prodhimit të Betonit.

Në vazhdën e përpjekjeve për të qenë sa më afër klientëve të saj dhe për të ofruar shërbime sa më moderne, në vitin 2017 kompania Temaj shënon edhe rritjen dhe zgjerimin më të madh, kur pas ndryshime të menaxhmentit, ndryshon strategjinë e të bërit biznes, duke i dhënë fokus të vecantë marketingut online.

2020
Përgjatë rrugëtimit të saj 18 vjeçar, falë përkushtimit të palodhshëm, besueshmërisë dhe bashkëpunimit me mijëra klientë në Kosovë dhe rajon, sot Temaj është kompani lidere në tregtinë me Qeramike dhe Sanitari , si dhe në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë, dhe numëron më shumë se 70 punëtorë të rregullt.

Misioni ynë
Me përkushtim dhe përkushtim të vazhdueshëm ne gjithmonë kërkojmë cilësi dhe risi teknologjike. Zgjedhje e gjerë e materialeve të ekspozuara në mënyrë elegante, në objektin tonë. Shumë vjet përvojë në sektorin e qeramikës, shumë vjet përkushtim dhe pasion për këtë punë.​

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Temaj Qeramikë

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Blerje & Shitje
Themelimi
2002
Vendndodhja
Prizren