Historia jonë
Gjithçka nisi në vitin 1992 në Slloveni. Dikur ne ishim një kompani e marketingut të drejtpërdrejtë, me bazë në Slloveni. Kishim vetëm një brend – Kosomodisk – përmes së cilit ofronim zgjidhje efektive për dhimbjen e shpinës. Ne ishim një ekip i vogël, por me vullnet të madh.
Qysh nga shitja e produkteve tona të para nga reklamat përmes telefonit (afro tri dekada më parë) Studio Moderna është rritur në një biznes ndërkombëtar dhe kompani lidere shumëkanalëshe e shitjes në Europën Qendrore dhe Lindore. Sot, jemi të pranishëm në 19 shtete dhe kemi afro 160 klientë potencialë.
Ne kemi të punësuar mbi 5000 njerëz dhe misioni ynë nuk ka ndryshuar – duam t’i ndihmojmë klientët që ta ndryshojnë jetën për të mirë.
Për më shumë se 30 vite, Studio Moderna i ka shndërruar idetë në produkte risi, për një jetë më të lumtur, më të pastër, më aktive dhe më të shëndetshme. Fokusi i brendeve tona është që ta shndërrojë shtëpinë në një vend të sigurtë për klientët tanë, duke ofruar produkte për kuzhinë, gjumë, pastrim, fitnes, bukuri, mirëqenie dhe jo vetëm.
Ne ofrojmë produkte online, në dyqane, përmes DRTV, telemarketingut, katalogjeve dhe përmes partnerëve tanë të shitjes. Qëllimi ynë është që ta bëjmë blerjen një proces sa më të lehtë për klientët tanë.
Punë të postuara nga Top Shop
Nuk ka punë të disponueshme.