Vitaminka me ekzistencën e saj 60 vjeçare krijoi botën më të madhe të shijeve në Maqedoni dhe paraqet pjesë përbërëse të jetës së më shumë gjeneratave, të mbushura me kujtime dhe momente të paharrueshme.
Tregimi i suksesshëm i Vitaminkës filloi para 60 vjet. Në vitin 1956 në Prilep u themelua si kompani për prodhimin e piperit të kuq të bluar. Prodhimi i vetëm një asortimani prodhues ishte i mjaftueshëm për plot 18 vite të suksesshme, edhe atë deri në vitin 1974.
Ambiciet e ekipit që qëndroi pas Vitaminkës kontribuuan për realizimin dhe jetësimin e ideve të parashikuara – kompania ta rrisë kapacitetin e saj prodhues. Nga fabrikë për prodhimin e piperit të kuq të bluar, me biznes strategjinë e re, Vitaminka filloi ta trasojë rrugën e saj drejt suksesit, duke u shndërruar në kompani lider në industrinë ushqimore në tregun e Maqedonisë. Me përforcimin e pozitës në tregun vendor, paralelisht dhe intensivisht rritej edhe prania në tregje të huaja ku momentalisht plasohet rreth 45% nga prodhimi vjetor në rreth 30 vende të botës.
Sot Vitaminka paraqet brend të njohur maqedonas në botën afariste dhe kompani pas së cilës qëndrojnë një numër i madh i brendeve të njohura dhe të konsoliduara. Pozitën e saj si lider në tregun vendas e argumenton përmes brendit korporativ të ndërtuar mirë i cili identifikohet me vlerën kombëtare, cilësi të lartë dhe traditë. Nën sloganin e kompanisë “Bota e shijeve” gjendet paletë e gjerë e prodhimeve prej rreth 350 llojeve të paketimeve. Ajo përfshin prodhimin e shijeve të ndryshme (të ëmbla, të kripura, të tharta dhe djegëse) në formë çokollatash, desertësh dhe bonbone, zgjidhje e madhe e pudingëve, prodhimeve të pasterizuara, keçap, majonezë dhe salca të ndryshme, supa të shijshme si dhe një numër i madh i instant prodhimeve, shurupeve dhe filtër çajeve. Brendet më të rëndësishme dhe më të njohura të Vitaminkës janë: Stobi Flipsat e njohur dhe të përjetshëm – ushqim ideal për të gjitha gjeneratat për çdo rast dhe në çdo pjesë të ditës, instant pijet me vitamina Cevitana dhe Atlantis – guaska deti prej çokollate me shije unike dhe cilësore.
Me kalimin e kohës gjatë këtyre 60 viteve ekzistencë, me ndjekjen e standardeve, kushteve dhe nevojave, Vitaminka u bë një nga kompanitë më të fuqishme maqedonase dhe paraqet përfaqësues dinjitoz të prodhimeve ushqimore cilësore. Krahas impaktit pozitiv në ekonominë vendore, jo me më pak e vlerë është edhe rëndësia e Vitaminkës në zhvillimin e ekonomisë lokale përmes numrit të madh të të punësuarve dhe zinxhirit të gjerë të bashkëpunëtorëve
Punë të postuara nga Vitaminka
Nuk ka punë të disponueshme.