A-LIFE

Prishtina

Rreth A-LIFE

A-LIFE, e themeluar, pranë Agjencionit për regjistrimin e bizneseve në Kosovë, selia e sëcilës gjindet në Prishtinë. Është kompani private, e cila merret me distribuimin e produkteve, pajisjeve medicinal edhe kozmetikës.
Kompania A–Life operon si DepoFarmacetuike – Qarkullues me Shumicë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, për Territorin e Kosovës, licensuar nga Agjensioni për Produkte dhe Pajisje Medicinale- Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.
Distribuimi i produkteve të suplementeve dietare dhe të kozmetikës mundësohet me bashkëpunimin dhe krijimin e marredhenieve të partneritetit me kompani sikurse janë: BiosLine dhe Farmavita. A-Life, për të mundësuar shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe kozmetike bazohet në modelin e përsosmërisë dhe lidhjeve të vazhdueshme me partnerët tanë, furnizuesve, distributorëve,barnatoreve dhe komunitetit mjeksor.
Kështu duke u ofruar klienteve shërbimet e nivelit sa më të lartë të mundshëm, ne kemi arritur që përmes distribuimit të produkteve farmaceutike dhe kozmetike, me sukses të krijojmë raporte të kënaqashm edhe bashkëpunim të vazhdueshëm me klientet tanë si dhe jemi të hapur të krijojmë raporte të vazhdueshme biznesore dhe bashkëpunim me kompani vendor e dhe të huaja të kësaj fushe, në atë mënyrë që t’i përbushim kërkesat e konsumatorit.

MISIONI YNË

Qëllimi i kompanisë A-Life,është që përmes bashkëpunimit të saj me partner të huaj dhe vendor të mundësojë hyrjen e produkteve të ndryshme mjeksore – farmaceutike, kozmetike etj, në tregun vendor dhe përmes kësaj të mundësoj punësimin edhe inkuadrimin e personave të interesuar të cilët mund të prezantojnë ide të reja në fushën e shkencës mjeksore, shitjes, marketingut dhe teknologjisë.
Misioni ynë është që të vazhdojmë të punojmë dhë ofrojmë shërbime më të mira, dhe të kënaqshme për klientet ekzistues dhe të ardhshëm.

  • Promovimi në mënyrën më të mire të mundshme i produkteve te reja dhe lansimi i tyre ne tregun e Kosovës
  • Pjesmarrja në formimin e tregut
  • Përmirësimi i standardave të produkteve mjeksore dhe kozmetikes
  • Bashkëpunim me institucionet shtetërore, private e shkencore dhe qendrat mjeksore e kozmetike.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga A-LIFE

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Logjitstikë & Furnizim
Vendndodhja
Prishtina