AE Corporation

Prishtina

Rreth AE Corporation

A&E Corporation sot është njëra ndër kompanitë lidere në Kosovë në fushën e konsulencës, financave, shërbimeve ‘call center’, ndërmarrësi dhe investitorë në komplekse banesore.

Duke qenë në treg që nga viti 2013, ne kemi qenë pjesë e avancimit të sektorit publik dhe privat në Kosovë, përmes implementimit të projekteve të shumëta në fushën e konsulencës, trajnimeve të ndryshme, shërbimeve jashtë vendit dhe investime në patundshmëri, për kompani të ndryshme.

Në vitin 2015 ne kemi arritur që në umbrellen e A&E Corporation të deversifikohet biznesi duke investuar po ashtu në fabrikë të tekstilit dhe lëndës së parë për tekstil, vullneti për të ecur përpara kishte qenë më i fuqishëm sesa sfidat e fillimit. Gjithçka kishte ecur mbarë dhe për një kohë relativisht të shkurtër sukseset nuk kishin munguar.

Investimi në paisjet më moderne dhe përgjegjësia e madhe në punë, kishte hapur rrugë fillimisht në tregun vendor e më vonë edhe në tregun Evropian.

Gjithashtu në të njëjtin vit kemi arritur që të marrim disa përfaqësi të produkteve të ndryshme që i përkasin tregut të ndërtimtarisë, produkte inovative që nuk ishin më heret prezent në tregun tonë.

  • Kotulla për nxemje eficente me koficent ¼ energji, industriale dhe jo industriale.
  • Fasade izoluse me tipare të borit pa efekte ansore.
  • Steropor dekurues prodhuar me guri kuarc.
  • Noa WOOD, dru i tharë në teknologji të avancuar me temperaturë të lartë, kundër ujit, rezistent ndaj ujit.

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime të shpejta dhe cilësore për klientët tanë përmes këshilltarëve dhe ekspertëve të fushës, të jemi inovativ me teknologji dhe të kemi produkte cilësore. Të ofrojmë jetë të rehatshme dhe cilësore.

Një herë partnerë – Përherë partnerë!

Vizioni

Të jemi në TOP kompanitë konsulente, shërbyese dhe në fushën e ndërtimtarisë, jo vetëm në Kosovë. Qëllimi ynë është të ndikojmë që në sektorin privat konsulenca me profesionistët të jetë bazë për marrjen e vendimeve.

Vlerat

Integriteti
Kualiteti
Profesionalizmi
Ndershmëria
Përgjegjshmëria
Diversiteti
Bashkëpunimi

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga AE Corporation

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Konsulencë & Strategji
Telefoni
049 313 500 049 313**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina