Agimi Company

Obiliq

Rreth Agimi Company

Si ç’do gjë tjetër edhe qeramika evuloi në një mënyrë dinamike. Tani nuk është më vetëm funksioni për mbulimin e hapësirave jo-rezistente ndaj ujit, por është art dhe dizajn në vete, stil jetese e bukuri që ndryshon këndvështrimin arkitetural. Ne në kompaninë tonë punojmë pa u ndalur ç’do ditë që këtë stil jetese ta sjelim në shtëpinë tuaj.

Delikatesa e kompanisë sonë. Stafi ynë përbëhet nga mbi 50 anëtarë. Funksionojmë në departamente të ndara si: Shitja me shumicë dhe paikcë, Administratë dhe Financa, Arkitekturë, IT dhe Marketing,  Logjistikë dhe Magazinim si dhe departamenti i Importit dhe Blerjes. Kliko butonin Stafi për tu njohur me të gjithë anëtarët e ekipit tonë.

Historia e kompanisë

Hapat e parë të biznesit i nisëm në vitin 2000, si një dyqan i vogël. Në një periudhë të shkurtër kohore si kompani e zhvilluam këtë aktivitet në kushte pjesërisht të kënaqshme por dëshira dhe vullneti jonë na shtynë të lobojmë më shumë në këtë fushë.
Gjatë kësaj periudhe “Agimi Company” filloi të bëhej edhe më i njohur. Pasi ishim të parët që importuam pllaka nga Italia, filluam të furnizojmë edhe kompani të tjera vendore me produktet tona.

Angazhimi ynë për punë, ndershmëria dhe sinqeriteti na mundësoi rritjen e klientelës sonë në masë të madhe. Kjo na shtyu të bëjmë një hap edhe më të madh drejt suksesit.
Në vitin 2019 Agimi Company hapi dyert e showroom-it me një sipërfaqe prej 3000 m² me standarde evropiane dhe arriti të krijojë një staf prej 50 punëtorësh.Me këtë hap suksesi nuk u ndal , ne hymë në bashkëpunim me kompanitë më prestigjioze botërore dhe vazhduam eksportin jashtë vendit.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Agimi Company

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Blerje & Shitje
Themelimi
2000
Telefoni
045 611 045 045 611**** Shfaq
Vendndodhja
Obiliq