Al Trade Center

Prishtina

Rreth Al Trade Center

Historiku

Kompania Al Trade u themelua në vitin 1999, nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi. Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë.

Si kompani, ka filluar veprimtarinë biznesore me orientim në furnizim të materialit ndërtimor. Pas një suksesi të madh në biznes në fushën e furnizimit me material ndërtimor, si dhe duke u nisë nga një bashkëpunim i suksesshëm me partnerë tjerë si Agjensioni Evropian për Rindërtim, shoqata të ndryshme jo-qeveritare dhe humanitare si dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, vizioni i vëllezërve Gashani ishte të shtriheshin edhe më gjerë me veprimtarinë biznesore.

Rreth Al Trade Center

Kështu që, në vitin 2012 bashkë-themelohët kompania tjetër Al Trade Center, duke u orientuar edhe në tregtinë me pakicë me qendrën e parë tregtare Al Trade Center, ku përurimi u bë me 21 Shkurt 2012 në Drenas, aty ku edhe gjendët sot selia e kompanisë amë Al Trade. Më vonë pason shtrirja e biznesit në fushën e ndërtimit dhe shitjes të banesave, me projekte tejet të suksesshme si Kompleksi Linda 1 dhe Linda 3 krahas kësaj edhe me patundshmëri.

Në të njëjtën kohë, rëndësi e veçante i kushtohet edhe themelimit të Institucionit Parashkollor Linda dhe aktiviteteve tjera biznesore. Al Trade Center në Kosovë po rritet në hap me kohën, qytetet ku aktualisht ne operojmë janë Fushë Kosova dhe Drenasi. Mirëpo, duke u nisë nga kërkesat e shumta për zgjerim dhe potencialin që kompania e ka, Al Trade Center planifikon qe së shpejti të zgjerojë aktivitetin biznesor me prezencën e shërbimeve edhe në vende tjera.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Al Trade Center

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Ndërtim & Tregti të kualifikuar
Themelimi
1999
Vendndodhja
Prishtina