Alba Elettrica Kosova

Prishtina

Rreth Alba Elettrica Kosova

Shoqëria jonë, Albaelettrica, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Europian.

Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve tanë, individë apo biznese, kompania jonë krenohet me menaxhimin e nivelit më të lartë dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.

Ambientet ku ne zhvillojmë aktivitetin tonë në Tiranë reflektojnë jo vetëm kujdesin tonë në përzgjedhjen e produkteve, por edhe në përzgjedhjen e partnerëve të cilët sigurojnë ekskluzivitetin e produkteve dhe shërbimeve tona në tregun shqiptar.

Filialet e hapura në Vlorë dhe Prishtinë tregojnë më së miri se ne po rritemi me hapa të sigurt duke kryesuar tregun me shërbimet që ofrojmë.

Çdo pjesëtar i kompanisë tonë jep kontributin e tij në vizionin për një të ardhme të konsoliduar, gjithmonë në rritje duke investuar në efektshmërinë e organizimit, profesionalizëm dhe rinovim.

Ne do të vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm në përputhje të plotë me nevojat dhe kërkesat e klientëve, partnerëve, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve tanë duke u rritur vlerën në treg.

Ne përmbushim misionin tonë duke u zhvilluar me hapa të sigurt për të qenë kryesues në tregun shqiptar dhe atë të Kosovës.

Ne jemi gjithmonë kërkues, gjithmonë një hap përpara dhe me dëshirën për përmirësim.

Ne bëjmë ndryshimin – ne vendosim standardet.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Alba Elettrica Kosova

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Blerje & Shitje
Vendndodhja
Prishtina