American Clinic

Prishtina

Rreth American Clinic

Që nga viti 1996 filluam punën në një ordinancë prej 200 m2 nën mbikqyrjen e Dr. Spec. Behar Kusari. Në atë kohë ishte një ndër ordinancat me kushtet më të mira në vend. Me punën tonë të suksesëshme, përkushtimin për ta zhvilluar stafin tonë në mënyrë profesionale dhe me standarde botërore shëndetësore pas 11 viteve, më 8 mars 2007 hapëm klinikën e parë për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor. Me një hapësirë prej 800 m2, staf të gjërë të mjekëve specialist, teknikëve dhe stafit administrativ, American Clinic u shëndrua në pikë referimi për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor në vend dhe rajon me besimin që na dhuruan mijëra pacient. Gjithmonë duke iu referuar zhvillimeve teknologjike botërorë investuam në paisje moderne mjekësore duke u përkushtuar të jemi në hap me kohën. Duke qëndruar në trend me teknologjinë e fundit, stafin profesional, me 8 mars 2017 është inaguruar objekti i ri me një hapësirë prej 2800 m2, moderne dhe lukzose, duke u formuar si një Spital I pajisur me teknologjinë e fundit dhe me hapësirat dhe shërbimet më moderne shëndetësore, duke mbajtur profesionalizimin dhe emrin e të parit që solli shkencën mbi Infertilitetin në Kosovë, Dr. Behar Kusari.

Me një ekipë mbi 90 profesionistëve mjeksor dhe administrative, duke ofruar shërbime 24h në 7 ditë të javës, e bëjnë spitalin tonë qendër referente shëndetësore rajonale për të gjithë pacientët, duke ofruar të gjitha kushtet profesionale dhe teknike, me një rrjet të lidhur me spitalet ndërkombëtare. Hapësirat moderne të klinikës Amerikanë janë të ndërtuara dhe të organizuara sipas standardeve bashkohore ndërkombëtare, që plotësojnë kushtet për të gjitha shërbimet që ofrohen në Klinikën Amerikane, duke filluar nga trajtimi i Infertilitetit femror dhe mashkullor, Obstetrika, Gjinekologjia, Neonatologjia, ORL-ja, Dermatologjia si dhe Laboratori Biokimik.

Me dy salla operative të cilat bartin teknologjinë më të fundit moderne, të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme, në Klinikën Amerikane ndjeheni të sigurtë. Nën përkujdesjen e stafit mjekësor në dy salla të lindjes normale, të cilat janë të pajisura me teknologjinë e fundit dhe ambientet moderne, në klinikën Amerikane procesi I lindje bëhet më I lehtë dhe I sigurtë.

Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Cagcil Yetim, problemet e qifteve në fushën e infertilitetit femror dhe mashkullor, tashmë janë më të vogla, sepse kujdesi i Dr. Yetim në sallën e trajtimit duke bashkëpunuar me embriolog profesionist, si dhe me një laborator të pajisur me teknologjinë më të fundit, e bëjnë Klinikën Amerikane zgjidhje të problemeve për shumë qifte. Nuk keni pse të shqetësoheni nëse do ju duhet diqka të kryeni jashtë objektit të klinikës Amerikane, sepse në pakon e shërbimeve ofrohen edhe shërbimet e Laboratorit Biokimik nënë udhëheqejn e specialistëve mjekësor në fushën e Biokimisë dhe me pajisjet më të fundit në trendin botëror.

Ku ka më mirë se të ndjeheni rehat së bashku me përcjellësin e juaj në dhomat private dhe luksoze, ku gjatë hospitalizimit të juaj Klinika Amerikane kujdeset për të gjitha, duke filluar nga shërbimi profesional I stafit mjekësor, ambientet e ngrohta, me higjien të lartë dhe me ushqim të caktuar nga nutricientët tanë, vetëm për të fituar mineralet, vitaminat dhe proteinat e nevojshme pas intervenimit. Klinika Amerikane mbetet e përkushtuar që nën kujdesin profesional të ekipit mjeksor dhe administrativ, të ofrojmë siguri dhe kujdes të vecant në shërbimet tona.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga American Clinic

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Themelimi
1999
Vendndodhja
Prishtina