ASD Kosva

Prishtina

Rreth ASD Kosva

Pasioni ynë është pastiçeria. Qëllimi ynë është të kënaqim klientët me trendet më të fundit.

“Albanian Smart Distribution sh.p.k” (ASD), operon në treg që prej vitit 2016 me aktivitet kryesor në shitjen me shumicë dhe shpërndarjen e produkteve gjysëm të gatshme për industrinë e ëmbëlsirave, furrave buke, HORECA dhe gjysmë ushqimore.
Kompania është themeluar nga dy partnerë si më poshtë:
Z. Andi Kume – Drejtor i Përgjithshëm (13 vite përvojë më parë në sektorin bankar të korporatave)
Z. Armir Meca – Drejtor i Shitjeve (13 vite përvojë në të njëjtën industri si ASD)
Nëpërmjet përvojës, vizionit dhe zgjedhjes së një modeli të përshtatshëm biznesi, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, kompania ka arritur të ngjitet në mesin e 4 distributorëve më të mirë në këtë treg. Magazina/qendra kryesore e shpërndarjes ndodhet në zonën industriale, afërsisht 10 km nga Tirana. – Kryeqyteti. Ambienti ndodhet në një sipërfaqe toke prej 5300 m2 dhe përbëhet nga dy seksione si më poshtë:
Ambjente zyrash me siperfaqe 550 m2 ne te cilat ndodhen zyrat e administrates, showroom-i dhe laboratori modern i pastiçerise dhe furre buke me kapacitet 65 vendesh ku kompania organizon seminare me klientet e saj. Seminaret mbahen nga disa kuzhinierë të njohur ndërkombëtarisht për pastiçeri dhe bukë, të ofruar nga partnerët tanë.
Magazina/magazinimi i produkteve është 3200 m2 me një kapacitet total magazinimi prej 1300 hapësira paletash në kushte ambienti dhe një frigorifer me 130 hapësira paletash.
Përveç magazinës kryesore, rrjeti i shpërndarjes përbëhet nga 3 nënmagazina të tjera në 3 qytete të tjera, përkatësisht Shkodër, Fier dhe Vlorë. Nëpërmjet këtij rrjeti dhe një flote prej 15 furgonash, ASD shpërndan më shumë se 1200 produkte (SKU-s) për rreth 800 klientë në të gjithë Shqipërinë. Kompania punëson 48 persona, nga të cilët 20 janë pjesë e ekipit të shitjeve dhe të tjerët punojnë në funksionet mbështetëse.
Një çelës i suksesit të “ASD” janë partnerët/furnizuesit. Kompania punon ekskluzivisht me më shumë se 20 furnitorë si IREKS Gmbh, Frischli (Gjermani); UNIGRA (Martini Gelato dhe GLF), Prodotti di Stella, Cesarin spa (Itali), Scandic Food (Danimarkë), Olympia BV (Belgjikë), Cacao Barry (Francë), Katsan Ovalette (Turqi) etj.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga ASD Kosva

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Logjitstikë & Furnizim
Themelimi
2016
Vendndodhja
Prishtina