Auto Mita

Prishtina

Rreth Auto Mita

Auto Mita është themeluar në vitin 1988 nga inxhinieri z. Blerim Mita. Ai qysh prej fëmijërisë ishte i entuziazmuar për industrinë e automobilave, dhe në vitin 1988 ai u largua nga profesioni i profesorit të fizikës për ta ndjekur pasionin e fëmijërisë, pasion ky i cili bën që kompania Auto Mita sot të drejtohet jo vetëm si biznes por edhe si pasion.

Auto Mita filloi operimin në vitin 1988, me një hapësirë prej 70 metra katrorë, me 2 punëtorë, duke përfshirë edhe vetë pronarin, i cili ishte shef i servisit dhe drejtues i biznesit.

Në atë kohë, duke e konsideruar numrin e vogël te automjeteve në Kosovë, për kompani të tilla, arritja e suksesit ishte e vështirë. Vizioni dhe njohuritë teknike që atëherë i kishim na shtyu që të pajisemi me teknologji kompjuterike më të avancuar të asaj kohe, gjë që i solli Auto Mita-s përparësi të mëdha krahas konkurrencës dhe kështu arriti të pozicionohet si një servis me reputacion të lartë në tregun Kosovar.

Në Kosovën e pasluftës, çdo gjë filloi nga e para, po ashtu edhe tregu i automjeteve pësoi ndryshim rrënjësor. Auto Mita vazhdoi të rritet, sikur në infrastrukturë po ashtu edhe në numër të punonjësve, ku ne vitin 2005 Auto Mita u bë partner zyrtar i Mercedes-Benz. Në vitin 2009 u përurua investimi në vlerë mbi 3M euro, ku u inaugurua objekti me mbi 4000 m2 i cili ishte më i madhi në Kosovë dhe ndër më modern në rajon në këtë industri. Në vitin 2012 Auto Mita u zgjerua duke filluar bashkëpunimin edhe me Renault dhe Dacia për tu zgjeruar në vitet në vijim edhe me Nissan.

Sot Auto Mita përfaqëson Renault, Nissan dhe Dacia në Kosovë dhe Shqipëri, si kompani e vetme në këto dy shtete që importon mbi 1000 vetura të reja në vit, për 3 vite radhazi. Me mbi 70 punonjës, Auto Mita cilësohet si një kompani liderë, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por duke u stolisur me shumë çmime të ndryshme për operim shembullor nga vet brendet që përfaqëson, për punë të shkëlqyer dhe si shembull për gjithë rajonin.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Auto Mita

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Themelimi
1988
Telefoni
045 500 588 045 500**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina