Bau Market

Prishtina

Rreth Bau Market

Kompania Bau Market zuri fill në korrik të vitit 2009, kur përbënte vetëm një njësi shërbimi pranë kompanisë amë Bau Holding L.L.C. Që atëherë, nëpërmjet ndërmarrjes së projekteve komplekse zhvillimore, arritëm të bëhemi furnizuesi kryesor në tregun e materialit ndërtimor. Tashmë – prej vitit 2016 – Bau Market operon si një kompani më vete në kuadrin e Grupit Bau Holding L.L.C.

Duke paraqitur një koncept përfshirës të shitjes së produkteve (Të gjitha në një vend), Bau Market revolucionarizoi mënyrën e shitjes së materialeve ndërtimore në Kosovë. I shoqëruar me një shërbim profesional, ky koncept i shitjes mundësoi realizimin e një ndryshimi domethënës për klientët dhe komunitetin.

Bau Market është distributor i shumë brendeve botërore, të cilat konsiderohen liderë në fushëveprimin e tyre. Kjo shumëllojshmëri produktesh kualitative, krahas çmimeve të përshtatshme, e bëjnë kompaninë tonë më atraktiven në treg.

Te ne do të gjeni:

  • Material për ndërtim dhe meremetim
  • Material dhe pajisje elektrike
  • Material dhe pajisje për kanalizimin e ujërave
  • Material (qeramikë) dhe pajisje për sanitari
  • Pajisje për ngrohje qendrore dhe ventilim
  • Pajisje për kopshtari
  • Pajisje të ndryshme pune

Tani për tani, produktet dhe shërbimet tona i ofrojmë në pikat tona të shitjes në Prishtinë, në Fushë Kosovë, dhe në Drenas. Meqenëse tashmë kemi vënë në funksion edhe sektorin e distribucionit, pa vonuar do të jemi të pranishëm në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës.

Ju mirëpresim!

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Bau Market

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Blerje & Shitje
Telefoni
049 643 681 049 643**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina