Decon Shpk

Rreth Decon Shpk

Rreth Nesh

Ndërmarrja tregtare-prodhuese “DECON” është ndërmarrje private e cila vepron në Republikën e Kosovës, përkatësisht në qytetin e Graçanicës. Ndërmarrja tregtare-prodhuese “DECON” është themeluar që nga viti 2005 me pronar Zenel Dinaj dhe Skender Haxhiaj, veprimtaria punuese e ndërmarrjes bazohet në prodhimet dhe shitjen e produkteve metalurgjike. Fillet e ndërmarrjes filluan si një biznes i vogël individual, për të vazhduar pastaj me trendin e suksesshëm të zhvillimit të saj dhe zgjerimit të afarizmit, duke u bërë kështu lider në fushën e ofrimit të produkteve metalurgjike cilësore. Por ndërmarrja “DECON” filloi me hapa të ngadalshëm e të sigurt që t’i zhvilloi kapacitetet e saj, që më vonë u shëndrruan në primat ndaj firmave tjera. Ndërmarrja “DECON” filloi me vendosjen e instalimeve elektrike, montimin e trafostacioneve, më vonë me arritjen e objektivave dhe synimeve tona, ndërmarrja ka arritur nje gamë të gjerë të prodhimeve nga metali, siç janë: Blindat, Kthinat, Ormanët modular, Ormanët me njehsor, ormanët trafoshtyll, Rack, Kaseta për shperndarje elektrike, Raftët metalike, Rrjetat metalike, Kryçëzor metalik, etj. Sot ndërmarrja ka një staf profesional që përfshinë inxhinierë të makinerisë, ekonomista, konsulent juridik, menaxherë marketingu dhe shumë puntorë të kualifikuar për veprimtarinë e caktuar. Gjithashtu pjesë e shërbimeve në ditet e sotme janë edhe ofrimi i matjeve profesionale, skicimi i punimeve përkatëse, si dhe projektmi dhe dizajnimi i modeleve të ndryshme në formë 3D.

Avantazhet tona

Ndërmarrja e jonë është inovatore me vizion dhe vlera të përbashkëta. Kultura dhe fryma e punës brenda kompanisë e bënë të mundur identifikimin tonë në tregun kosovar, si një ndërmarrje e orientuar për prodhime dhe sherbime të klientit duke i ofruar atij, një respekt dhe shërbim shumë të mirë

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Decon Shpk

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Telefoni
049 773 594 049 773**** Shfaq