G Project

Prizren

Rreth G Project

G-Project sh.p.k.
Kompania G-Project është themeluar në vitin 2012 pas një eksperience familjare 35 vjeçare në fushën e ndërtimit dhe tregtisë së familjes Besmi. G-Project është e ndarë në pesë sektorë duke filluar nga Projektimi, Realizimi i ndërtimeve, aktiviteti në Gurëthyes, impianti i fabrikës së Betonit dhe Tregëtia. Zyra qëndrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Prizrenit, rruga Tirana p.n.
Që nga themelimi kompania jonë ka arritur të realizojë hartime të projekteve si dhe ndërtime në fusha specifike si në trafostacione energjetike, objekte publike, ndërtime private, rrugë me asfalt, rrugë me kubëza betoni, ndërtime shëndetësore, mure mbrojtëse, ura, furnizime me beton e zhavor etj. G-Project është e përkushtuar në fushën kërkimore shkencore duke studiuar dhe dizajnuar edhe pilot projekte inovative të energjisë së qëndrueshme për një qytet të gjelbër.
Fushëveprim tjetër specifik është edhe avancimi i vazhdueshëm i stafit teknik dhe punëtorëve në konzervimin dhe restaurimin e objekteve nën mbrojtje dhe me vlerë në trashëgimi kulturore.
Stafi profesional administrativ dhe i inxhinjerëve i ka mundësuar kompanisë që të i ofrojë klientëve llojllojshmëri të shërbimeve me standardet më të larta në cilësi duke trajtuar secilin detal të punës me përkushtim dhe korrektësi.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga G Project

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Ndërtim & Tregti të kualifikuar
Themelimi
2012
Telefoni
045 666 952 045 666**** Shfaq
Vendndodhja
Prizren