Lesna Max

Rreth Lesna Max

LESNA është një Kompani private, e cila e ka filluar aktivitetin e saj që në vitet 80-të, si një degë rajonale e kompanisë së mirënjohur “Lesna” nga Sllovenj Gradec në Slloveni. Gjatë viteve të 90′ ajo u transformua në një Kompani private dhe që atëherë vepron në sektorin privat të Kosovës.

Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë tregtinë, prodhimin, ndërtimin dhe investimet.
Në fillim të viteve 90′, Lesna kryesisht ka qenë e përfshirë në tregtimin e prodhimeve Sllovene, si shitës ekskluziv për Kosovën i prodhuesve të mirënjohur si : Lesnina, Svea dhe prodhues tjerë Slloven.

Gjatë periudhës para konfliktit të vitit 1998, “Lesna” i zgjeroi aktivitetet e saj nga tregtia edhe në prodhimtari.

Lesna si kompani ka historinë dhe përvojat e veta. E kaluara ka mbetur pas nesh, ndërsa kompania në vitet e pasluftës ka rilindë duke nisë fillet drejt modernizmit dhe ka përqafuar konceptin global të tregut dhe të konkurrencës. Për këtë, fillimisht është dashur të pranojmë të gjitha rregullat e lojës korrekte, e posaçërisht standardet e cilësisë. Këto standarde kanë mundësuar që Lesna të jetë një kompani e cila kudo që i ka drejtuar investimet e veta ato kanë rezultuar me suksese të pakontestueshme.

Sot Kompania Lesna është lider në sektorin e mobilierisë duke i ofruar tregut Kosovar dhe rajonal produktet nga brendet më të njohura Evropiane si nga: Sllovenia, Gjermania, Italia, Austria etj.

Spektrin e gjerë të produkteve që i ofron Lesna mundeni ti gjeni në objektin e sajë i cili përfshinë hapësirë të shitjes prej 13.000 m2. Lesna përkujdeset që me asortimentin e saj ti plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve të sajë.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Lesna Max

Nuk ka punë të disponueshme.