MEDICAL GROUP

Prishtina

Rreth MEDICAL GROUP

Njëzet Vjet Shërbime Shëndetësore të Nivelit Ndërkombëtar

Udhëtimi filloi në vitin 2000, si një kompani këshilluese për programet shëndetësore, e quajtur MCG (Medical Consulting Group). Përbëhet nga një grup mjekësh, profesionistësh të kujdesit shëndetësor, të përfshirë në atë kohë në mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për asistencë shëndetësore humanitare në Kosovë dhe rajon. Sfida e atyre ditëve ishte vendimtare në krijimin dhe ndërtimin e kompanisë, në formën që ka edhe sot. Pavarësisht rrethanave dhe momenteve të vështira, në vitin 2004 MCG u themelua si SH.PK, me emrin Medical Group. Që atëherë ne jemi bërë shtylla më e rëndësishme në fushën e tregut farmaceutik dhe mjekësor në Kosovë dhe rajon.

Ne kujdesemi për shëndetin tuaj!

Rritja e standardit të shërbimeve shëndetësore


Medical Group gjatë dy dekadave ka ngritur standardin e shërbimeve shëndetësore në komunitetin ku operon. Kjo arrihet, nëpërmjet partneriteteve profesionale me ekspertë të shëndetësisë, me marrëveshje të arritura dhe kontrata të lidhura me kompanitë më prestigjioze, si një urë bashkëpunimi, suksesi dhe besimi për partnerët dhe pacientët që i shërben. Medical Group, si objektiv kryesor ka aksesin në tregun e Evropës Juglindore dhe shpërndarjen e shërbimeve që ofron, duke përcjellë kulturën e krijuar në sektorin farmaceutik dhe shëndetësor. Kompania, aktualisht operon në Kosovë, tregun kryesor, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Stafi i përkushtuar dhe shumë i motivuar është vazhdimisht i angazhuar në sigurimin e cilësisë së lartë të produkteve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor, duke krijuar kështu një reputacion të fortë të kompanisë në të gjitha tregjet ku ajo operon dhe më shumë.

Standard i ri të trajtimit mjekësor


Medical Group operon me një vizion të qartë: Të ofrojë shërbime profesionale dhe inovative me produkte të standardeve ndërkombëtare nga vendet e zhvilluara, si BE, SHBA, etj. Prandaj, MG aspiron të mbetet përfaqësuesja dhe distributori ekskluziv i markave farmaceutike më prestigjioze. drejt përsosmërisë dhe përmirësimit të shëndetit të pacientëve. Duke krijuar mundësi të reja për të ngritur standardin klinik etiko-njerëzor, Medical Group ka vendosur të sfidojë veten dhe tregun në të cilin operon.

Në emër të shëndetit, ne ju japim më të mirën!

Menaxhmenti, ekipi


Medical Group ia kushton pjesën më të madhe të suksesit të tij ekipit të tij profesional të përkushtuar ndër vite, themeluesve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët gjithmonë kanë kontribuar dhe ndihmuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona nga përvoja e tyre. Këto marrëdhënie janë ndërtuar mbi bazën e etikës së punës, profesionalizmit, përgjegjësisë dhe kontributit të pakushtëzuar dhe kanë ndikuar në nivelin e shërbimeve që tashmë ofron Medical Group. Me burime njerëzore, MG arrin t’i afrohet çdo objektivi dhe beson në rezultatet e punës në grup. Medical Group, inkurajon kreativitetin në ekip dhe investon vazhdimisht në zhvillimin profesional dhe personal të secilit. Qëllimi është të krijohet një mjedis pune stimulues që është shpërblyes dhe sfidues për çdo individ. Nëpërmjet kësaj, nxjerr më të mirën në secilin anëtar të ekipit dhe ofron shërbimin perfekt. Medical Group mbështet edukimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve të tij përmes trajnimeve dhe certifikimit të avancuar, të njohur ndërkombëtarisht, duke mbuluar të gjitha kostot.

Historia e themeluesit


Themeluesi i kompanisë Medical Group, Dr. Skender Kutllovci, ka përfunduar studimet në drejtimin e Menaxhimit Shëndetësor dhe Shëndetit Publik, në nivelin Master, në Universitetin e Londrës “London School of Hygiene and Tropical Medicine”. Si reflektim për gjendjen dhe nevojën për zhvillim në fushën e shëndetësisë në Kosovë, në epokën e pasluftës, Dr. Kutllovci e ka konsideruar të nevojshme t’i bashkohet kompanisë “MCG” dhe ta ndryshojë atë tërësisht, për mirë. Kështu, ai u inkorporua si Grup Mjekësor, duke zgjeruar shtrirjen e veprimit të tij, për të dhënë kontributin maksimal në zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë. Pjesa tjetër është histori.

Në emër të shëndetit, ne ju japim më të mirën!


Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga MEDICAL GROUP

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Bioteknologji & Farmaceutikë
Telefoni
038 713 333 038 713**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina