Meja Construction

Gjakovë

Rreth Meja Construction

Meja Construction vjen me emër të ri por sjellë përvojë të gjatë në ndërtim. Ne ofrojmë punë dhe shërbime profesionale dhe bashkëpunojmë me klientë dhe partnerë të cilët e çmojnë cilësinë.

Ne kemi staf të kualifikuar dhe me përvojë (inxhinierë, arkitektë, teknikë, projekt menaxherë).
Për punët cilësore që bëjmë, ne ofrojmë çmim shumë konkurrues.
Çdo shtëpi apo projekt ka bazë/shtylla. Integriteti, cilësia, dhe fokusi në klientë janë themeli dhe shtyllat kryesore të kompanisë sonë.

Integriteti dhe besimi

Ne bashkëpunojmë me klientë, furnitorë, e partnerë me të cilët kemi besim të ndërsjellë. Për klientët tanë, ne jemi më shumë se arkitektë dhe ndërtues — ne jemi partnerë të tyre.

Cilësia

Në çdo proces dhe hap ne fokusohemi për cilësi dhe ekzekutim profesional të punëve. Klientët tanë presin punë dhe shërbime të nivelit të lartë dhe ne bëjmë më të mirën që ti plotësojmë kërkesat e tyre.

Klienti në fokus

Shërbimet dhe punët që ne ofrojmë janë të ndërtuara duke dëgjuar dhe plotësuar nevojat e klientëve. Klienti është në fokus të çdo veprimi që ne ndërmarrim.

SHËRBIMET

NDËRTIM TË LARTË

  • Objekte banimi
  • Objekte biznesi
  • Objekte shëndetësore
  • Objekte arsimore
  • Shtëpi & villa

PROJEKTO DHE NDËRTO

  • Projektim të shtëpive apo objekteve tjera sipas kërkesave specifike të klientëve — dhe ndërtim me sistemin “çelësat në dorë”.
  • Ne punojmë si ekip nga fillimi deri në përfundim të punëve — duke bashkëpunuar dhe komunikuar hapur me pronarët, arkitektët, inxhinierët, ndërtuesit, dhe furnitorët.

INFRASTRUKTURË

  • Kanalizim
  • Ujësjellës
  • Rrugë
  • Punë të dheut
  • Rregullim të oborreve

MENAXHIM & MBIKËQYRJE

  • Menaxhimi profesional i projekteve dhe mbikëqyrja e punëve janë qenësore. Ne i ofrojmë këto shërbime nëpërmjet inxhiniereve të cilëve mund të iu besoni.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Meja Construction

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Ndërtim & Tregti të kualifikuar
Telefoni
044 236 000 044 236**** Shfaq
Vendndodhja
Gjakovë