Melodia PX

Prishtina

Rreth Melodia PX

Melodia është themeluar më 1 Shtator 1999, duke filluar së pari me veprimtarinë e shitjes së Audio CD-ve të importuara. Me kalimin e viteve biznesi u rrit dhe arriti shumë sukses. Në vitin 2004 vendosëm të zgjerojmë gamën e produkteve duke filluar me tregtimin e mallrave të modës, pastaj të produkteve sportive e uniformave ushtarake si dhe shitjeve në internet online.

Si një lider në treg, specifikisht në industrinë e modës, me një prani të fortë në segmentin e veshjeve sportive të specializuara. Kemi dy dyqane në qytetin e Prishtinës me dyqanin kryesor në Arbëri. Aty mund të gjeni të gjitha produktet që ju duhen e që gjenden edhe në dyqanin tonë online, kurse dyqani tjetër që gjendet në qendër të qytetit mund të gjeni vetëm veshjet nga top brendet sportive si Nike, Adidas, Puma, Reebok, New Balance, Under Armour poashtu edhe brendeve të të tjera internacionale si: Magnum, Hi-Tec, Elbrus, Martes, Bejo, Iguana, Radvik etj. Ku edhe kemi ekskluzivitetin e shitjes.

Përmes partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare të cilat kompania jonë ka kultivuar për 20 vite, sot kemi qasje aktive në tregje të kualitetit më të lartë, duke ofruar risi në produkte dhe kualitet të përmasave botërore.

Kur shikojmë mbrapa në 20 vitet e fundit, suksesi dhe zhvillimi shkojnë dorë për dore. Si një kompani profesionale, ne jemi krenarë që kemi qenë të suksesshëm në punën tonë. Produktet dhe shërbimet tona me cilësi të lartë garantojnë kënaqësinë e klientit.

Përmes shërbimit online, ne jemi të përkushtuar të ju ofrojmë shërbime të kualitetit më të lartë në gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe t’ju mundësojmë blerjen e lehtë e të sigurt nga rehatia e shtëpisë tuaj.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Melodia PX

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Blerje & Shitje
Telefoni
045 505 540 045 505**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina