Online Taxi

Prishtina

Rreth Online Taxi

Online Taxi është taxi kompania më e re në kryeqytet, me një flotë moderne të veturave, ju ofrojmë transport në qytet dhe në të gjitha destinacionet tjera.

Kush jemi ne?

Online Taxi ka filluar operimin më 28 mars 2019.
Pas një përvoje të gjatë në shërbime të transportit, më shumë se 15 vjeçare, kemi vendosur të hapim kompaninë tonë dhe përvojën e fituar ndër vite ta vëmë në shërbim të pasagjerëve.

Filozofia jonë është që të ofrojmë komoditetin maksimal gjatë udhëtimit, duke operuar me vetura të cilësisë së lartë dhe të njohura për komoditetin që ato ofrojnë. Gjithashtu edhe saktësia në kohë, në mënyrë që të jemi aty për pasagjerin atëherë kur i duhemi, duke i ofruar shërbimin më të mirë me një staf profesional me përvojë të gjatë të punës.

Në vitin 2021, flotës sonë të veturave iu është bashkangjitur edhe Taxi Victory, duke bashkuar forcat me të vetmin qëllim që pasagjerit t’i ofrojmë shërbimin më të mirë në kohën më të shpejtë.

Online Taxi bashkë me Taxi Victory momentalisht operojnë me 65 vetura, ndërsa në një të ardhme të afërt numri i veturave do të jetë 100.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Online Taxi

Nuk ka punë të disponueshme.

Telefoni
049 200 300 049 200**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina