PARADISO

Lipjan

Rreth PARADISO

Historia e Paradiso shtrihet 30 vjet më parë si një biznes familjarë. Kompania filloi me përpunimin e gurit në vitit 1992 në një ambient të vogël me qera, duke përdorur makineritë bazike. Për shkak të zbatimit të standardeve më të fundit të menaxhimit, duke përdorur materiale me cilësi të lartë, zbatimin e prodhimit rigoroz dhe kontrollin e cilësisë kompania ka qenë në gjendje të depërtojë shpejt në tregun e Kosovës dhe ka regjistruar gjithnjë trende pozitive të rritjes që nga fillimi.

Aktualisht, Paradiso ka një strukturë moderne të prodhimit me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 6000 m² dhe është përqendruar jashtëzakonisht në inovacionin dhe teknologjinë Italiane. Është kompania e parë kosovare në fushën e gurëve dekorativë të çertifikuar me standardet ISO 9001-2008.

Megjithëse filloi e vogël dhe ishte ndër kompanitë e para që punonin në përpunimi i mermerit, kuarcit, travertinës dhe të gjitha llojeve të gurëve natyrore dhe artificiale, kompania aktualisht rezervon lloje dhe ngjyra të ndryshme. Si e tillë, Paradiso, ku ndërkohë u rrit dhe u bë lider i tregut në përpunimin dhe instalimin e gurit dekorativ në Kosovë dhe jashtë vendit. Ky sukses është i lidhur ngushtë me stafin shumë profesional, të trajnuar dhe i përbërë nga ekipe ekspertësh në fushën e shitjes, prodhimit, instalimit dhe finalizimit.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga PARADISO

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Themelimi
1992
Telefoni
038 563 013 038 563**** Shfaq
Vendndodhja
Lipjan