Poliklinika Pleura

Ferizaj

Rreth Poliklinika Pleura

Poliklinika Pleura ofron sherbime shendetsore specialistike te pulmologjise, radiologjise, analiza laboratorike, konsultime mjekesore, etj.

Poliklinika ndodhet ne Ferizaj, rr. Rexhep Bislimi, orari punes 08:00-19:30

Poliklinika PLEURA është një institucion shëndetësorë, privat që ushtron veprimtari në fushën e shërbimëve mjekësore, komform aktëve ligjore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për fushën përkatëse.

Ajo ofron asistencën e duhur mjekësore dhe një ndihmë të kualifikuar të parametrave modern për të gjithë ata që i drejtohen asaj për ndihmë mjekësore.

Tashmë u bënë tridekada që nga koha kur u liqencua për herë të parë si ordinancë Pulmologjike dhe nga ajo kohë shërbimet tona janë rritë jo vetëm në numër por edhe në cilësinë e tyre.

Në kohën kur u vendos themelimi i kësaj ordinance, ishim të parët, e për rrjedhojë sot konsiderohemi si pionerët e këtij lloj shërbimi në regjion dhe më gjerë.

Nuk i dinim vështirësit që do t’i ndeshnim, megjithëatë kishim ëndrrën për shërbim të ri, dhe besim që të sëmurve do ti’u shërbehej në mënyrë më të kualifikuar.

Por si lindi kjo nismë, deri atëherë e panjohur, për një vend qe vinte prej një sistemi monist – fashist – serbosllav.

Idea për të krijuar një ordinancë mjekësore private, lindi qysh në kohën kur okupatori serb i dëboi nga puna mijëra mjekë, profesorë, infermier-e, u kristalizua si një ide që ti dalim në ndihmë popullit tonë.

Gjatë luftës Çlirimtare në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Medvegje dhe Bujanovc kjo ordinancë ka qenë bazë radiologjike e shumë ushtarëve në kohë të ndryshme dhe rrethana serioze.

Themeluesi i kësaj qendre ishte i vetmi pulmolog të asaj kohe në rajon si në: Ferizaj,Kaçanik, Hani Elezit, Shtërpc, Viti dhe Shtime i cili ishte dr.Shyqeri H. Hyseni.

Filluam me kontrolla të përgjithëshme dhe pulmologjike, pas rezultatëve të para inkurajuese në fushën e sistemit të frymëmarrjes përshpejtuam projektin për futjen e paisjes së quajtur spirometri, ku kryhen provat funksionale të mushkrive, aspiratorin për punksione pleurale, pas një kohe të shkurtër filluam punën me laboratorin biokimik dhe hematologjik. Në një distancë të shkurtër kohore adaptuam edhe aparatin Rentgen për të gjithë organizmin por edhe me skopi, pas nje kohe të shkurtër e modernizuam aparatin Rentgen me zingjir televiziv, si në shumë specialitete te Qendrës “PLEURA” përdorimi i aparaturës Echografi (Ultrazëri).

Në vitet në vazhdim filluam të paiseshim me aparaturat moderne ku në vitin 2006 u paisëm edhe me aparaturë të Mamografisë dhe në vitin 2007 me Spirometri SpiroLAB III dhe EKG gjashtë kanalësh me monitor.

Në muajin Janar të vitit 2008 përshpejtuam projektin e ndërtimit të objektit aneks dhe për të future paisjet më të reja në treg dhe procedurave ekzaminuese në sistemin e Radiologjisë CT Scanner (Tomografi e Kompjuterizuar) dhe Rentgenit Digjital ndër të parët në Kosovë.

Edhe sot e tutje vazhdojm me po të njëjtat ekzaminime duke rritur cilësinë.

Qasje e lehtë për pacientë me ashensorë.

Në rast ndërprerje të rrymës posedojmë gjeneratorin elektrik.

Veprimtaritë:

PULMOLOGU

RADIOLOGU

GASTROENTEROLOG

ORTOPED-TRAUMATOLOG

KIRURGU I PËRGJITHSHËM

OTORINOLARINGOLOGU(ORL)

REUMATOLOGU

RENTGENI

MAMOGRAFIA

GASTROSKOPIA

KOLONOSKOPIA

ULTRAZËRI(ECHO)

SPIROMETRIA

EKG

SEPTOPLASTIKA

OTOPLASTIKA

VIZITA SHTËPIAKE

MIKROKIRURGJIA

SYNETI

MJEKËSI FAMILJARE.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Poliklinika Pleura

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Telefoni
044 114 292 044 114**** Shfaq
Vendndodhja
Ferizaj