Porsche Prishtina

Prishtina

Rreth Porsche Prishtina

Porsche Kosova, është njëra prej kompanive të grupit të njohur botëror Porsche Holding nga Austria, njërës prej kompanive më të suksesshme në shitjen dhe servisimin e automjeteve, e pronësuar nga Volkswagen AG

Brendi nr.1, sinonim i traditës, ekskluzivitetit, inovacionit dhe kualitetit, aplikon poashtu standarde të larta botërore edhe në Kosovë, ndërsa personeli profesional është i gatshëm të përgjigjet në kërkesat e klientit.

Si anëtar i grupit, përveз porosive direkte të automjeteve nga prodhuesi, ne kemi qasje direkte në stokun e automjeteve të grupit tonë, që nënkupton dorëzim të shpejtë dhe ekzakt të automjeteve tek klientët tanë.

Porsche Prishtina është shitës i autorizuar për automjetet Volkswagen, Skoda dhe SEAT. Përvec kësaj ka ekipin profesional për servisim të automjeteve Volkswagen, Volkswagen automjete komerciale, Skoda, SEAT dhe Audi. Ne i furnizojmë klientët tanë me pjesë origjinale dhe pajisje shtesë (aksesorë) të brendeve përgjegjëse direkt nga prodhuesi.

Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime të kualitetit të lartë dhe të besueshme për klientët tanë. Klientët tanë janë thelbi i suksesit tonë. Ne jemi krenar me punën që bëjmë.

Jeni të mirëseardhur të na vizitoni dhe të njoftoheni për së afërmi me shërbimet dhe ofertat aktuale që ne ofrojmë.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Porsche Prishtina

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Automobilistikë & Transport
Telefoni
038 606 900 038 606**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina