Shell Kosova

Prishtina

Rreth Shell Kosova

Ne synojmë të plotësojmë nevojat për energji të shoqërisë në mënyra të shëndetshme nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe mjedisore, sot dhe në të ardhmen. Mësoni për biznesin tonë dhe njerëzit tanë, biznes i cili nisi nga një dyqan i vogël në Londër rreth 200 vjet më parë dhe u shndërrua në një shoqëri shumë të madhe energjie.

Shell në të gjithë botën

Royal Dutch Shell është themeluar në vitin 1907, edhe pse historia jonë daton në fillim të shekullit të 19-të, në një dyqan të vogël në Londër, ku familja Samuel shiste guaska deti.

Sot, Shell është një nga shoqëritë më të mëdha në botë të energjisë, e cila ka punësuar mesatarisht 94 000 persona dhe ushtron veprimtarinë e saj në më shumë se 70 shtete. Selia jonë qendrore ndodhet në Hagë, Holandë dhe Drejtori ynë i Përgjithshëm quhet Ben van Beurden. Shoqëria mëmë e grupit Shell është Royal Dutch Shell plc, e cila është e themeluar në Angli dhe Uells.

Strategjia jonë kërkon të përforcojë pozitën tonë si lider të industrisë së naftës dhe gazit, duke ofruar ndihmën tonë për plotësimin e kërkesës botërore për energji në mënyrë të përgjegjshme. Siguria dhe përgjegjshmëria mjedisore dhe sociale janë në qendër të veprimtarive tona.

Objektivi ynë

Ne besojmë se nafta dhe gazi do të mbeten pjesë thelbësore e kombinimit të energjisë së botës edhe për shumë dekada që do të vijnë. Roli ynë është të sigurohemi që të nxjerrim dhe t’i ofrojmë këto burime energjie me fitim dhe në mënyra të përgjegjshme sociale dhe mjedisore.

Synimi ynë është të punojmë ngushtë me klientët dhe partnerët tanë dhe me hartuesit e politikave për të çuar përpara përdorimin më efikas dhe më të qëndrueshëm të burimeve të energjisë dhe burimeve natyrore.

Njerëzit tanë

Njerëzit tanë punojnë së bashku në disa nga projektet më novatore dhe emocionuese për energjinë në botë. Një fuqi punëtore e shumëllojshme dhe një ambient pune gjithëpërfshirës janë elementë jetikë për suksesin tonë, duke çuar në arritjen e inovacioneve më të mëdha dhe zgjidhjeve më të mira.

Trajnimi profesional, programet e zhvillimit dhe mbështetja e vazhdueshme do të thotë se njerëzve tanë u jepet çdo mundësi për të arritur potencialin e tyre. Madje edhe programet tona të lidershipit u japin mundësi individëve të talentuar të bëhen drejtuesit e së nesërmes në industrinë e energjisë. 

Një shikim mbi Shell (2016)

  • Operojmë në më shumë se 70 shtete
  • Kemi punësuar rreth 92,000 punonjës
  • Gjatë vitit janë shitur 57.1 ton LNG
  • 22 rafineritë në të cilat kemi interesa
  • ne prodhojmë në ditë sasi nafte të barazvlefshme me 3.7 milion fuçi 
  • Shkarkoni broshurën tonë të projekteve “Krijo”

Performanca financiare (2016)

  • Të ardhura: 233.6 bilion dollarë 
  • Fitime: 4.8 bilion dollarë 
  • Investimi Kapital: 79.9 bilion dollarë  (duke përfshirë blerjen e BG Group plc)
  • Investim për kërkim dhe zhvillim: 1.0 bilion dollarë 

Fakte të shpejta për zhvillim të qëndrueshëm (2016)

102 milion dollarë  të shpenzuara për investime shoqërore vullnetare në mbarë botën. Nga të cilat:

  • reth 44 milion dollarë të shpenzuara në programe lokale për zhvillimin e komunitetit, lehtësim nga fatkeqësitë, edukim, shëndet dhe biodiversitet ; si dhe
  • rreth 58 milion dollarë të shpenzuara për temat tona botërore- aksesi i energjisë, zhvillimi i aftësive dhe sipërmarrjes lokale dhe edukimi STEM.

Ne vlerësojmë se pothuajse 96 milion dollarë të shpenzimeve tona totale në 2016 janë kryer në vendet që janë pjesë e  Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara 2015, që do të thotë, ato vënde  të përcaktuara të kenë produkt të brendshëm bruto më pak se 15,000 dollarë në vit për person.

Galeria e fotove

Life at Shell: At Shell you shape your own career

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Shell Kosova

Nuk ka punë të disponueshme.