SMARTIVO

Prishtina

Rreth SMARTIVO

Pse Ju duhet një sistem sikurse Smartivo?

Menaxhimi me parkun e automjeteve është një punë me ngarkesë. Lehtësoni brengën e juaj në të gjitha aspektet e funksionimit të parkut të automjeteve, të vozitësve si dhe shpenzimet e automjeteve, duke e shfrytëzuar një zgjidhje të thjeshtë përmes aplikacionit, në vend të dokumenteve të shumta, excel tabelave, stilolapsave dhe letrave. Duke përcjellur informacionet të cilat arrinë në kohë reale për të gjithë flotën e automjeteve, bëhet më e lehtë marrja e vendimeve kualitative, përshpejtohen proceset e përditshme afariste si dhe arrihen kursimet e nevojshme.

Duke shfrytëzuar sistemin për GPS mbikëqyrjen dhe menaxhimin e parkut të automjeteve, do të keni të mundur përcjelljen e automjeteve në çdo moment, kilometrat dhe karburantet e shpenzuara, të kujdeseni për serviset, regjistrimin e automjeteve dhe afatet leasingut, për orarin e vozitësve ose shfrytëzimin e automjeteve për qëllime personale

Në rast se transportoni një ngarkesë të ndijshme apo të çmuar, Ju do të mund të përcjellni ndryshimet e temperaturës ose të informoheni në rast se shkarkimi i mallit bëhet në një lokacion të paautorizuar. Vozitësit e juaj do të jenë të mbrojtur, duke e ditur që automjetet janë të pajisur me sisteme të avancuara të alarmimit, ndërsa Ju do të mundeni që në çast të mësoni nëse ndodh ndonjë vjedhje eventuale e mallit apo e automjetit.

Smartivo lehtëson punën e përditshme të:

  • Menaxherëve të parkut të automjeteve– menaxhimi me të gjitha segmentet e parkut të automjeteve nga përcaktimi i automjetit deri te evidentimi dhe përkujtuesit.
  • Regjistruesve të transportit– qasje në orarin e punës së vozitësve, kontrollimi i kohës, lokacionit të ngarkimit / shkarkimit dhe integritetit të ngarkesës për qëllimet e klientit.
  • Drejtorëve teknik– rritje të efikasitetit të shfrytëzimit të pajisjeve të punës përmes kontrollimit të punës efektive të tyre dhe harxhimit të karburanteve.
  • Menaxherëve të shitjes– planifikimi dhe kontrollimi i frekuencës së vizitave të pikave të shitjes si dhe kohës së kaluar tek blerësit kryesorë.
  • Menaxherëve të personelit teknik– menaxhimi më efikas me ekipet e terenit përmes caktimit të detyrave dhe përcjelljen e përbushjes së tyre.
  • Menaxherëve të kontrollit– mbikëqyrja e kilometrave të kalurara dhe shpenzimit të karkuranteve si dhe krahasimi me faturat e prezantura për karburante.
  • Financave dhe kontabilitetit– përshpejtimi I përpunimit dhe rritjes së saktësisë së proceseve të llogaritjes së mëditjeve si dhe sigurohet përputhshmëria me rregulloret e punës.

Përparësia e shfrytëzimit të Smartivo sistemit

  • Përvoja dhe besimi – përvoja shumëvjeçare në këshillimin e klientëve nga industritë e ndryshme në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe të parkut të automjeteve.
  • Zhvillimi i IT-së vetanake – zhivillimi i vazhdueshëm i sistemit në hap me teknologjinë e re, si dhe tejkalimi i shpejtë dhe efikas i vështirësive në punë.
  • Shfrytëzimi praktik – qasje nga cilido kompjuter ose pajisje mobile, duke mos pasë nevojë për instalime në infrastrukturën e Juaj
  • Siguria e të dhënave – qendra të dhënave në databazën moderne në Gjermani www.hetzner.com me back-up lokal në Kroaci
  • Garantimi i kualitetit – shërbimi teknik vetanak në dispozicion për instalimi e pajisjeve në automjete në lokacionet e Juaja, sipas principit çelsi në dorë
  • Përkushtimi ndaj klientit – mbështetje teknike kualitative dhe professionale për trajnimin e punëtorëve të Juaj dhe Zgjidhjen e të gjitha çështjeve operative
  • Liria për të zgjedhur – shfrytëzimi i pajisjeve të prodhuesve më të mirë botërorë, që janë kompatibile me sisteme të ndryshme, si dhe zëvendësimi i thjeshtë i furnizuesve të shërbimeve
  • Shtrirje regjinale – mundësia e shfrytëzimit të sistemit të thjeshtë në nivel grupor, duke i falëmnderuar zyret tona dhe ekipeve në tërë regjionin e Evropës qendrore dhe lindore.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga SMARTIVO

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Teknologji
Telefoni
049 704 555 049 704**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina