Ukaj Company

Pejë

Rreth Ukaj Company

Historia e Kompanis “UKAJ ” filloj si nje biznes familjar me perkushtim te plote. E tera filloj diku në vitin 1918 në komunën e Deçanit. duke vazhduar më pastajë nga gjenerata e dytë deri në vitin 1986, kur edhe u themelua kompania Ukaj me seli në Pejë.

“Ukaj” është kompani prodhuese e përpunimit të drurit në Kosovë. Kjo kompani posedon fabrikën, me sipërfaqe 3000m², showroomin “Ukaj” me 1500m², të realizuara me standarde evropiane. Kompania jone njihet me kualitetin e saj deri në detajet me te vogla, duke filluar nga tregu i Kosovës dhe më gjerë. Sukseset e shumta vazhduan të jenë prezente gjatë viteve, kështu që arriti të zhvilloi prodhime të ndryshme dhe krijoi kompaninë “ELNOR” në Prishtinë, në vitin 2007. Aty kaloi me prodhimin e karrigës, tavolines etj. “Ukaj” është prodhuese e dritareve Dru-Alumin, në bashkpunim me kompanin Italiane UNIFORM kualiteti i së ciles njihet në mbar botën. Me përkushtim të plotë kompania “Ukaj” arriti të jetë njëra ndër kompanitë më të suksesshme në Kosovë, duke ju falenderuar liderit të kompanisë Enver Ukaj.

Fokusi i kompanisë është zhvillimi i resurseve njërzore dhe teknologjisë moderne në industrinë e drurit. Me një sipërfaqe prej 7500m² dhe kapacitet të lartë prodhues, kompania jonë është dominuese në tregun vendor, njëherit prezenca në tregun ndërkombëtar vazhdon të rritet gradualisht.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Ukaj Company

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Telefoni
044 139 353 044 139**** Shfaq
Vendndodhja
Pejë