Youth Initiative for Human Rights – YiHR

Prishtina

Rreth Youth Initiative for Human Rights – YiHR

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Youth Initiative for Human Rights) fillimisht është themeluar në vitin 2003 si organizatë jo-qeveritare rajonale, e cila më vonë u transformua në një rrjet rajonal të organizatave me shtrirje në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)) është themeluar në vitin 2004. Për më tepër se pesëmbëdhjetë (15) vite, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në veçanti, YIHR KS është e fokusuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe fuqizimin e rinisë në nivel lokal dhe rajonal.

Misioni

YIHR KS promovon, mbron dhe avokon për të drejtat e njeriut, proceset e ballafaqimit me të kaluarën, sundimin e ligjit dhe vlerat qytetare si parime fundamentale për një shoqëri të lirë, të përgjegjshme dhe progresive.

Vizioni

Një shoqëri e lirë, e barabartë dhe e drejtë ku të gjithë njerëzit mund të arrijnë potencialin e tyre.

Objektivat

Respektimi i të drejtave të njeriut, vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit
Fuqizimi i rinisë dhe aktivizmit për të drejtat e njeriut
Krijimi dhe mbështetja e vazhdueshme e platformave për ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes në Kosovë, si dhe në rajon
Puna e YIHR KS fokusohet në tre programe kryesore
Programi për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit
Programi për Ballafaqimin me të Kaluarën
Programi për Fuqizimin e Rinisë

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Youth Initiative for Human Rights – YiHR

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
OJQ & Shërbime Sociale
Themelimi
2003
Telefoni
038 748 018 038 748**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina