Kërkoni punë
18 Korrik, 2023

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.

Pozicioni: Junior Zyrtar për Blerje

Departamenti: Prokurim

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatitë dokumentacionin dhe bënë realizimin e kërkesave për blerje sipas procedurave të aplikueshme në kompani
  • Ofron ndihmë në gjetjen e furnitorëve të rinj
  • Zgjidhë mospërputhjet në fatura si dhe kushtet dhe termat tjerë të procesit
  • Mundëson dorëzimin në kohë të materialeve / produkteve sipas kushteve të negociuara

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë pune në fushen e prokurimit do të përbëjë avantazh
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Te jetë interaktiv dhe bashkëpunues me të tjerët
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhes angleze (në të shkruar dhe në të folur-obligative)
  • Aftësi kompjuterike të shkëlqyeshme (Microsoft Office)

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 25/07/2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Junior

Zyrtar për Blerje”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Niveli i punës
Asnjë Përvojë (No Experience), Niveli fillestar (Entry-Level)
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë (Full Time)
NewCo Ferronikeli
Shikoni profilin
Industria
Prodhim & Fabrikë
Vendndodhja
Drenas