Fabrika më e specializuar për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe fasadave nga alumini. LINE GROUP Sh.P.K. shpall konkurs: Ndihmës në montimin e fasadave nga xhami – 6 Vende
Lokacioni: Pejë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të ndihmojë në kryerjen e punëve rreth montimit të fasadave gjysmë strukturale dhe strukturale nga xhami
- Të kryej punë siç përcaktohen nga mjeshtri i montimit dhe nën mbikëqyrjen e tij
- Të konsultohet me mjeshtrin e montimit në lidhje me pozicionet dhe mënyrën e vendosjes
- T’i kryej të gjitha punët që lidhen me pozitën e tij
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Të ketë patentë shofer
- Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve dhe për punë të pavarur
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit Apliko tani. për detaje rreth pozitës telefono në numrin 049 232 003.