TEKNOLOG I KONTROLLIT DHE CILËSISË NË SEKTORIN E PIJEVE – ROYAL BEVERAGE LLC – GJILAN (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Implementon planin e parashikuar të prodhimit
- Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave të caktuara të prodhimit
- Ёshtë përgjegjës për zhvillimin, teknologjinë e prodhimit si dhe kontrollin e cilësisë
- Zhvillon standardet ushqimore, rregulloret e sigurisë dhe ato sanitare, si dhe bën menaxhimin e të gjitha proceseve të prodhimit
- Bën inspektimin e vazhdueshëm të proceseve të prodhimit si dhe kualitetin e produkteve
- Siguron që procesi i prodhimit deri tek produktet finale realizohet dhe mirëmbahet sipas standardeve
- Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga Mbikëqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës
Kualifikimet profesionale
- Të ketë të kryer Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore
- Të ketë përvojë pune si Teknolog Ushqimi në Sektorin e pijeve(obligative)
- Të ketë njohuri për makinerinë e prodhimit
- Të jetë pozitiv dhe i motivuar për punë
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo edhe në ekip
- Të jetë fleksibil dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze(obligative)
- Të këtë njohuri të punës me kompjuter, (Excel, Word, etj)
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar CV-të mund t’i dërgojnë përmes butonit Apliko tani.
Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen hapave të radhës të rekrutimit!
Afati i aplikimit: deri më datën 01.11.2023, ora 17:00!